Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, i cili po lufton për mbijetesën e tij politike pasi dhjetëra ligjvënës të tij i bënë thirrje të martën të jepte dorëheqjen, ka premtuar të mërkurën se do të vazhdojë me planet për të reformuar Britaninë dhe paralajmëroi për kaos nëse do të rrëzohej.
Starmer deri më tani ka sfiduar thirrjet për dorëheqje nga rreth 90 ligjvënës të Partisë Laburiste, të cilët e fajësojnë atë për humbjet e rënda në zgjedhjet lokale javën e kaluar dhe thonë se ai nuk ka arritur të zbatojë reforma që kur erdhi në pushtet me një fitore dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa pothuajse një e katërta e ligjvënësve të zgjedhur të kryeministrit kanë bërë thirrje që ai të largohet dhe dorëheqjes së disa ministrave në shenjë proteste, rivalët e mundshëm për punën e tij ende nuk kanë shkaktuar një sfidë zyrtare për lidershipin.
Ministri i Shëndetësisë i Britanisë, Wes Streeting, i cili tani shihet si një rival për lidershipin që mund të veprojë kundër kryeministrit, ka mbajtur takim të mërkurën me Starmerin, i cili ka zgjatur më pak se 20 minuta.
Por ministri për Evropën, Nick Thomas-Symonds, një aleat i Starmerit, ka thënë se asnjë kandidat nuk dukej se kishte mbështetjen e mjaftueshme të ligjvënësve për të shkaktuar një sfidë dhe se kjo nuk dukej aspak e mundshme.