Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat e punëdhënësve.
Gjatë mbledhjes së tij javore të martën, kabineti ka miratuar reduktimin, nga 40 orë aktualisht, në 37.5, në dekretin ekzekutiv të ministres së Punës, Yolanda Diaz, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky propozim ka të bëjë me të jetuarit më mirë, të punosh më pak dhe të jesh shumë më produktiv dhe më efikas ekonomikisht”, u ka thënë Diaz gazetarëve.
Masa duhet ende të miratohet në parlament, ku qeverisë së qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri socialist, Pedro Sanchez i mungon shumica dhe varet nga balancimi i kërkesave të disa partive më të vogla për të miratuar legjislacionin.
Diaz, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, e bëri planin për të reduktuar orët e punës deri në fund të vitit 2025.
Por partia separatiste katalanase e qendrës së djathtë Junts ka sinjalizuar tashmë rezistencë ndaj propozimit.