Socialisti Emmanuel Gregoire është zgjedhur kryetar i Parisit, duke mposhtur ish-ministren e djathtë Rachida Dati, ndërsa partia e ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit “Tubimi Kombëtar” e Marine Le Pen nuk ka arritur të fitojë qytetet kyç të synuara në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës.
Gregoire ka bërë një xhiro festuese me biçikletë me këshilltarët e ardhshëm në Paris të dielën në mbrëmje, për të treguar se kryeqyteti francez do të vazhdojë politikat pro-biçikletës dhe mjedisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka shumë për të bërë dhe do të fillojmë që nesër në mëngjes”, ka thënë deputeti socialist, i cili ka një përvojë të gjatë në bashkinë e qytetit, ku ka punuar me ish-kryetaren socialiste, Anne Hidalgo.
Pasi kandidoi me një listë të bashkuar të së majtës që përfshinte edhe të Gjelbrit, Gregoire ka thënë se ka disa prioritete për kryeqytetin francez.
“Po mendoj për njerëzit më të brishtë, ata që do të flenë në rrugë sonte. Po mendoj për fëmijët që po vuajnë … për të gjithë më të pambrojturit që kanë nevojë për të majtën”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se ka “një përgjegjësi të jashtëzakonshme” ndaj parisienëve.
Sipas projeksioneve, Gregoire ka fituar me rreth 52% të votave. Kjo shënon një fitore të qartë ndaj Datit, e cila ka shërbyer në qeveri nën Emmanuel Macronin dhe Nicolas Sarkozyn, dhe kishte synuar ta fitonte kryeqytetin për të djathtën pas 25 vjetësh qeverisjeje nga e majta.
Gjatë fushatës, Gregoire, 48 vjeç, kishte paralajmëruar se Dati do ta kthente kryeqytetin në “një laborator trumpist të aleancës mes së djathtës dhe së djathtës ekstreme”.
Pas rezultatit të së dielës, ai ka thënë se Parisi do t’i rezistojë së djathtës dhe së djathtës ekstreme në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Dy mandatet e Macronit si president përfundojnë pranverën e ardhshme dhe Tubimi Kombëtar po rezulton i fortë në sondazhe.
Por fituesit e mëdhenj të mbrëmjes ishin partitë kryesore të së majtës, të djathtës dhe të qendrës.