Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovakia lejon vrasjen e arinjve

Ariu

Foto: Associated Press

Sllovakia ka miratuar një plan për t’i vrarë 350 arinj pas sulmit vdekjeprurës ndaj një njeriut, ka raportuar CNN.

Një 59-vjeçari iu gjet trupi në Sllovakinë qendrore të dielën (30 mars), e më pas autoritetet njoftuan se ishte vrarë nga një ari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Mjedisit, Tomas Taraba, tha se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar viteve të fundit, derisa shtoi se në 2024-n shifrat kanë shkuar në 1900.

Arinjtë e murrmë janë shumë prezentë në Sllovaki, e besohet se numri i tyre është mbi 1000.

“Ne nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyje”, ka deklaruar kryeministri Robert Fico.

Qeveria sllovake kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 55 nga 72 qarqet e vendit, një vendim që lejon vrasjen e arinjve. Organizatat mjedisore reaguan ndaj vendimit, duke thënë se duhet të merren masa alternative.

Autoritetet sllovake kanë lejuar vrasjen e 144 arinjve në 2024-n.