Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

S'lejohet shitja e xhevahireve të Budës pas kërcënimit nga India

buda

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” e ka shtyrë shitjen e qindra xhevahireve të shenjta që lidhen me eshtrat e Budës, pas kërcënimit me veprime ligjore nga qeveria e Indisë.

Shitja e koleksionit – i përshkruar si një prej gjetjeve më të jashtëzakonshme arkeologjike të epokës moderne – ka nxitur kritika nga akademikët budistë. India ka thënë se është fyerje për komunitetit budist në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sotheby’s” ka thënë se pezullimi i shitjes në Hong Kong do të lejojë që të mbahen diskutime mes palëve. 

Një britanik ka zbuluar reliktet në Indi para gati 130 vjet më parë, bashkë me disa kocka të identifikuara si të vetë Budës. 

Në letrën dërguar shtëpisë së ankandeve thuhet se kjo shitje e organizuar shkel ligjet e Indisë dhe ato ndërkombëtare si dhe konventat e Kombeve të Bashkuara.