Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini

Kremlin

Foto: Associated Press

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të martën se operacioni ushtarak i Rusisë do të vazhdojë, duke këmbëngulur se “interesat e Rusisë do të sigurohen”. 

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën për të cilën shumëkush priste të ishte e shkurtër dhe të përfundonte me kapitullimin e Kievit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo Kremlini ka thënë se Rusia nuk i ka arritur të gjitha objektivat e saj në Ukrainë pas katër vjetësh konflikti.

I pyetur se si kishte ndryshuar Rusia gjatë katër vjetëve luftë, Peskov ka thënë se shoqëria ruse është e bashkuar rreth presidentit Vladimir Putin.

Ai ka shtuar gjithashtu se shoqëria ruse është e pjekur në “kuptimin e rrënjëve tona” dhe në “kuptimin e asaj që është e mirë dhe çfarë është e keqe në çështjet ndërkombëtare në mbarë botën.”

“Këto kanë qenë katër vjet shumë të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, ka thënë ai.

“Vendi do të vazhdojë përpara”, ka shtuar. 

Ndërsa Putini nuk ka arritur fitoren e shpejtë dhe dërrmuese që kishte shpresuar, kostoja ka qenë e lartë për të dyja palët.

Të paktën 200,000 trupa ruse kanë vdekur gjatë konfliktit katërvjeçar të Rusisë me Ukrainën, kanë raportuar të martën media të pavarura.

Media ruse Mediazona, së bashku me BBC-në dhe një ekip vullnetarësh, kanë listuar emrat e 200,186 ushtarëve të vrarë në luftë duke shqyrtuar raportime mediatike, rrjete sociale dhe faqe qeveritare.

As Moska dhe as Kievi nuk publikojnë në kohë të dhëna mbi humbjet ushtarake, dhe secila palë përpiqet të theksojë humbjet e kundërshtarit. Rusia ka pranuar publikisht vdekjen e pak më shumë se 6,000 ushtarëve.

Ndërsa konflikti më i madh në Evropë hyn në vitin e pestë, nuk ka asnjë shenjë të një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të SHBA-së gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti. 

Lexo përditësimet tjera
Rusia dhe Ukraina

Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur

Sot janë bërë katër vjet, që kur në orët e para të mëngjesit, ukrainasit nisën të...