Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë

Everest

Foto: Associated Press

Ngjitja në Everest, majën e malit më të lartë në botë, është ambicia e shumë alpinistëve me përvojë.
Çdo vit, qindra aventurierë dhe udhëzuesit e tyre sherpa, një grup etnik që jeton pranë Himalajeve, përpiqen të arrijnë majën e këtij mali 8,849 metra të lartë.

Sezoni i sivjetmë besohet të ketë qenë më i ngarkuari ndonjëherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nepali ka lëshuar një numër rekord prej 494 lejesh për alpinistë të huaj, ndërsa besohet se më shumë se 900 persona kanë arritur majën.

Ky do të ishte numri më i lartë i njerëzve që kanë arritur ndonjëherë majën gjatë sezonit pranveror të ngjitjeve. 

Në Samitin e Alpinistëve të Everestit në kryeqytetin e Nepalit, një udhëzues sherpa që së fundmi arriti rekordin me 32 ngjitje në Everest, u nderua nga ministri i Turizmit të vendit.

Mirëpo, sherpa Kami Rita beson se numri i lejeve duhet të kufizohet rreptësisht.

Ai paralajmëron gjithashtu se duhet bërë më shumë për të ndihmuar alpinistët kur diçka shkon keq.

“Çështja kryesore këtu është se në male ekziston një nevojë e madhe për të ngritur një sistem për shpëtimin e njerëzve nga mali. Ai duhet të ngrihet nga ana e qeverisë”, ka theksuar Rita.

Ndërkohë, mbetet po ashtu ende një sfidë largimi i të gjitha mbeturinave nga mali.

Ekzistojnë rregulla të rrepta qeveritare që kërkojnë nga alpinistët të largojnë mbeturinat e tyre, por shumë prej tyre mbeten pas.

Alpinistja e njohur, He Jing, beson se të gjithë ata që ngjiten në shpatet e Everestit duhet të japin kontributin e tyre.

“Duhet të largojmë mbeturinat nga mali ynë. Duhet të mbrojmë Himalajet tona. Mendoj se është e gjitha detyrë e alpinistëve”, është shprehur Jing. 

Një problem tjetër është kontrolli se kush lejohet të provojë ngjitjen.

Aktualisht, kushdo mund të aplikojë për një leje për sa kohë i paguan 15,000 dollarë qeverisë si tarifë lejeje.

Por tani qeveria nepaleze po punon për rregulla të reja që do të kërkojnë që alpinistët të kenë përvojë të mëparshme.
Rreziqet e Everestit janë reale. Këtë sezon, një bllok i paqëndrueshëm akulli që varej rrezikshëm mbi një shteg kyç ndaloi lëvizjen e alpinistëve drejt majës për dy javë.

Nathaniel Douglas, një alpinist nga SHBA-ja, mendon se shumë njerëz pa përvojë po përpiqen të ngjiten në mal. 

“Për shkak të rrjeteve sociale, takoj shumë njerëz që nuk kanë ngjitur as edhe një mal të vetëm, por që duan shumë të ngjiten në Everest. Ata nuk e kuptojnë vërtet se çfarë është alpinizmi dhe çfarë duhet realisht për të arritur majën e Everestit dhe për t’u kthyer poshtë të sigurt”, ka shpjeguar Douglas. 

Arritja e majës së Everestit është një sukses i jashtëzakonshëm.

Por ta bësh këtë duke mbrojtur alpinistët dhe vetë malin, mbetet synimi kryesor i ekspertëve më të njohur të alpinizmit.