Ka shkuar në katër numri i trupave të gjetur brenda jahtit luksoz të fundosur “Bayesian” në Itali, Sicili të Italisë, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Kërkimet janë duke vazhduar edhe për dy persona të tjerë, ende të pagjetur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet italiane nuk kanë konfirmuar ende identitetin e të gjeturve gjatë pasdites së sotme.
Gjashtë persona janë raportuar të zhdukur herët të hënën, kur super jahti me flamur britanik, në të cilin ndodheshin edhe disa sipërmarrës të njohur, u përmbyt për shkak të një stuhie në brigjet e Sicilisë.