Të paktën 93 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur, pas rrëshqitjeve të dheut në shtetin jugor të Indisë, Kerala, raporton “BBC”.
Rrëshqitjet e dheut, të iniciuar nga reshjet e shumta të shiut, ndodhën në qarkun Wayanad në orët e hershme të së martës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, por po pengohen nga moti jo i mirë dhe shembja e një ure kyçe.
Shifra e viktimave po pritet të rritet më tepër, kanë thënë autoritetet.
Është katastrofa më e rëndë që ka goditur Keralan që nga viti 2018, kur nga përmbytjet kishin humbur jetën mbi 400 persona.