Bilanci i të vdekurve nga shpërthimi i pashpjeguar i javës së kaluar në një fabrikë në rajonin Ryazan të Rusisë ka shkuar në të paktën 25, teksa numri total i të plagosurve ka arritur në 158, kanë bërë të ditur në Ministrisë ruse për Shërbimet e Emergjencës përmes rrjeteve sociale të martën.
Nuk dihen ende arsyet e qarta për shkakun e shpërthimit, mirëpo burime anonime të emergjencës patën thënë për agjencinë ruse të lajmeve, “RIA Novosti”, se zjarri në fabrikë dhe shpërthimi që e pasoi, mund të jenë shkaktuar nga moszbatimi i rregullave të sigurisë. Bëhet e ditur se fabrika prodhonte barut.
Disa media ruse kishin raportuar se incidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të kësaj substance kimike në fabrikë, ka shkruar Reuters.
Në shenjë nderimi për viktimat, autoritetet vendore kishin shpallur një ditë zie në rajonin e Riazanit.