Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith pjesërisht nga dritarja e aeroplanit

Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith pjesërisht nga dritarja e aeroplanit

Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O'Leary, ka deklaruar se shkaku më i mundshëm i incidentit dramatik në një fluturim të kompanisë, ku një pasagjer u thith pjesërisht jashtë nga dritarja e aeroplanit, mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një “objekt i huaj”.

Incidenti ndodhi më 10 korrik gjatë një fluturimi nga Greqia drejt Gjermanisë. Sipas O'Learyt, hetimet paraprake tregojnë se “bëhet fjalë për dëmtim të motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes nga Selaniku”, megjithëse theksoi se ende nuk mund të konfirmohet përfundimisht ky shkak.

Ai shtoi se motori i aeroplanit Boeing 737 ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy vjetëve të fundit.

Pasagjeri serb Ljubisha Karoviq pësoi lëndime të rënda pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u thithën pjesërisht jashtë avionit gjatë incidentit.

Bashkëshortja e tij, Svetlana Grkoviq Maksimoviq, rrëfeu se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë e mbajtën për këmbë për disa minuta derisa arritën ta tërhiqnin sërish brenda.

Edhe Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik Botë 1 j. më parë Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik

“Ne e tërhoqëm së bashku. E gjithë fytyra i ishte deformuar dhe gjaku i rridhte nga hunda dhe goja”, rrëfeu ajo.

Aeroplani bëri ulje emergjente, ndërsa Karoviq u dërgua menjëherë në spital për trajtim. Pasagjerët kanë deklaruar për mediat lokale se pak para incidentit kishin dëgjuar “një lloj shpërthimi” brenda aeroplanit.