SHBA-ja ka riatdhesuar 11 shtetas të saj dhe gjashtë fëmijë kanadezë nga kampet në Sirinë verilindore, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Dhjetë nga qytetarët amerikanë thuhet se janë anëtarë të një familje. Ndërkaq, gjashtë kanadezët janë të gjithë fëmijë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër shtetas holandezë dhe një shtetas finlandez u riatdhesuan gjithashtu nga Departamenti i shtetit.
Rreth 30,000 njerëz nga 60 vende, shumica fëmijë, mbeten të bllokuar në dy kampe të mbipopulluara në Siri.
Kampet, Al-Hol dhe Roj, drejtohen nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, të cilat luftuan me grupin e Shtetit Islamik për vite me radhë deri në rënien e të ashtuquajturit kalifat të tij, në fillim të vitit 2019.
Në një deklaratë të martën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se ky ishte riatdhesimi i vetëm më i madh i qytetarëve amerikanë nga kampet në Siri deri më sot.
Ndonëse amerikanët nuk u identifikuan nga Departamenti i Shtetit, mediat amerikane kanë identifikuar njërën prej tyre si një grua e lindur në Massachusetts, Brandy Salman, dhe nëntë fëmijët e saj tani nga mosha 7 deri në 26 vjeç.
Burri turko-amerikan i Salman thuhet se e mori familjen në Siri në vitin 2016. Ai u vra dhe familja u mor në paraburgim nga SDF-ja.