Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në samitin e G20-s që sivjet do të mbahet në Afrikën e Jugut, duke e përmendur si shkak persekutimin e të bardhëve në këtë shtet.
Ai, në një postim në “Truth Social”, ka shkruar se është turp i madh që Afrika e Jugut është nikoqir i takimit të këtij muaji, e i cili i mbledhë liderët e ekonomive më të mëdha në botë.
Trumpi edhe më herët e pati akuzuar Johanesburgun zyrtar për vrasje dhe për konfiskim të pasurisë së afrikano-amerikanëve.
Të shtunën ai ka shtuar se përderisa vazhdojnë të këtilla abuzime me të drejtat e njeriut, asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samit.
Në Ministrinë e Jashtme të Afrikës së Jugut kanë shprehur keqardhje për vendimin amerikan teksa e përsëritën kundërshtimin për pretendimin e Trumpit se afrikanët e bardhë përballen me persekutim, bazuar në racë.