Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kundërshtuar të enjten spekulimet e ngritura mbi mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga komanda e lartë ushtarake e NATO-s, shkruan The Guardian.
“Amerika nuk po largohet prej NATO-s. Si rezultat, për mua nuk ka hapësira boshe”, ka deklaruara Healey.
Megjithatë, informacionet më të fundit sugjerojnë se ideja për largimin e SHBA-së nga NATO-ja është anashkaluar, me Britaninë e Madhe veçanërisht të angazhuar për t’u siguruar që SHBA-ja të ruajë lidhjet me Evropën, pavarësisht skepticizmit të shumë anëtarëve të ekipit të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kur Trump u pyet drejtpërdrejt të premten e kaluar mbi spekulimet, ai gjithashtu tingëlloi shpërfillës, megjithëse nuk e përjashtoi atë shprehimisht, duke thënë se aleanca ishte “zhdukur derisa erdha unë”, në kuptimin e kërkesave të presidentit amerikan ndaj vendeve evropiane që të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen.
“NATO është e qëndrueshme, është e fortë, por ata duhet të na trajtojnë në mënyrë të barabartë”, ka shtuar Trump.
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Starmer: Nuk do të largohem, do të luftoj për të qëndruar në krye të qeverisë
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
NATO-ja thotë se ‘nuk ka dispozitë’ për të përjashtuar anëtarët