Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Putini dhe presidenti kinez, Xi Jinping, janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, së fundmi në Pekin shtatorin e kaluar.
Të dy burrat nënshkruan një partneritet strategjik "pa kufij" në shkurt të vitit 2022, më pak se tre javë para se Rusia të hynte në luftë në Ukrainë.
Njoftimi i Rusisë për vizitën ka ardhur në ditën kur në Kinë po qëndron presidenti amerikan, Donald Trump.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Trumpi mbërrin në Kinë për samitin historik me Xi-në