Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga çdo formë ndihme ushtarake direkte për Izraelin – madje edhe nga deklaratat spekulative në këtë drejtim. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, për agjencinë ruse Interfax.
“Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në epiqendër të të gjitha proceseve. Të thuash se nuk janë përfshirë më herët dhe do të përfshihen tani – mendoj se kjo do të ishte e pasaktë”, deklaroi ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi paralajmëroi ashpër kundër çdo ideje për përfshirje direkte ushtarake amerikane.
“Është tjetër gjë çfarë ata konsiderojnë për sa i përket ndihmës ushtarake të drejtpërdrejtë për Izraelin. Ne e paralajmërojmë Washingtonin: mos guxoni as të mendoni për këtë. Një veprim i tillë do ta destabilizonte në mënyrë radikale të gjithë situatën”, theksoi Ryabkov.
Natën e 13 qershorit, Izraeli kreu sulme të gjera ndaj Iranit. Preteksti zyrtar i operacionit ishte neutralizimi i programit bërthamor të Teheranit. Si kundërpërgjigje, Irani nisi sulme ndaj territorit izraelit. Qe pesë ditë, të dyja vendet gjuhen me raketa mes vete, ku janë regjistruar qindra viktima.