Rusia i është përgjigjur kërcënimit të shteteve aleate të Ukrainës se nëse deri të hënën refuzon arritjen e një armëpushimi 30-ditor do të përballet me valë të madhe të sanksioneve nga Perëndimi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se aleatët e Ukrainës do ta kenë zor ta izolojnë Moskën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shumë e vështirë që të izolohet një shtet si Rusia sepse ne kemi një pjesë të rëndësishme të globit. Por kjo s’është çështja kryesore. Çështja kryesore është se Rusia zhvillon në mënyrë aktive raporte me një numër të madh shtetesh në të gjitha drejtimet ku ato kanë interes të zhvillojnë bashkëpunimin me shtetin tonë. Dhe këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë ai.
Peskovi e ka cilësuar “kontradiktor” qëndrimin e liderëve perëndimore. Sipas tij, deklarimet e tyre janë të natyrës konfrontuese dhe jo për përmirësim raportesh.