Botë

Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë

rusi

Forcat ruse kanë nisur një sulm të  kombinuar me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, herët të martën, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Kryebashkiaku Vitaki Klitschko, në një postim në Telegram, tha se një goditje në bregun lindor të lumit Dnipro, kishte ndërprerë si furnizimin me energji elektrike ashtu edhe atë me ujë.

Sipas tij, një ndërtesë jobanuese ishte goditur dhe një person ishte plagosur.

Kanale jozyrtare të lajmeve në Telegram publikuan foto të ndërtesave të larta të banimit të mbetura në errësirë.

Sulme të tilla të cilat synojnë infrastrukturën energjetike Rusia ka nisur qysh herët në Ukrainë.