Rusia ka akuzuar Ukrainën të premten se u përpoq ta sulmonte termocentralin bërthamor të Kurskut gjatë natës në atë që e quajti një akt “terrorizmi bërthamor”, disa ditë përpara se kreu i mbikëqyrësit atomik të OKB-së të vizitojë vendin.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi akuzën, e dyta që Moska ka bërë në dy ditë., raporton agjencia “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCentrali bërthamor ndodhet në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, ku luftime të ashpra po zhvillohen që kur forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm më 6 gusht.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur në një deklaratë se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar tre dronë ukrainas gjatë natës në rajonin e Kurskut.
Ministria gjithashtu njoftoi se kishte penguar një përpjekje ukrainase për të kryer një sulm terrorist kundër objekteve ruse.