Numri i rasteve të Hantavirusit të lidhura me anijen turistike në qendër të një shpërthimi është rritur në 13, tha të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.
Mes tyre tre vdiqën, por nuk ka pasur vdekje të reja që nga 2 maji, tha Ghebreyesus.
“Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë”, shtoi Ghebreyesus.
Në dy javët e fundit të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor zbritën nga anija luksoze MV Hondius e prekur nga shpërthimi I virusit.
Hantaviruset janë viruse të transmetuara nga brejtësit që mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë sëmundje. OBSH-ja vlerëson se çdo vit shënohen rreth 10,000 deri në 100,000 raste të të prekurve në nivel botërorë, me ashpërsi që ndryshon në varësi të llojit.
-
Rezulton pozitiv me hantavirus edhe një pasagjer spanjoll
-
OBSH: S’ka shenja të një shpërthimi më të madh të hantavirusit
-
Një shtetas amerikan dhe një francez rezultojnë pozitivë me hantavirus pasi u larguan nga anija
-
Një shtetas francez shfaq simptoma të hantavirusit pas kthimit në vendlindje
-
Spanja nis evakuimin e pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus