Një gazetare amerikane është rrëmbyer të martën në Bagdad dhe forcat irakiane të sigurisë po ndjekin rrëmbyesit e saj, kanë thënë zyrtarët irakianë. Ajo është identifikuar si gazetarja e pavarur Shelly Kittleson, nga një prej mediave për të cilat ajo punonte.
Një zyrtar amerikan ka fajësuar për grabitjen milicinë irakiane Kataib Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Brendshme irakiane ka konfirmuar se një gazetare e huaj ishte rrëmbyer, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Dy zyrtarë irakianë të sigurisë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti kanë thënë se gazetarja e rrëmbyer është një grua dhe një shtetase amerikane.
Ata kanë thënë se dy vetura ishin të përfshira në rrëmbim, njëra prej të cilave ishte përplasur ndërsa ndiqej pranë qytetit Al-Haswa në provincën Babil në jugperëndim të Bagdadit. Gazetarja u transferua më pas në një veturë të dytë që iku nga vendi i ngjarjes.
Ministria e Brendshme ka thënë se forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për të gjurmuar rrëmbyesit dhe kishin kapur një automjet që i përkiste rrëmbyesve, i cili u përmbys ndërsa ata përpiqeshin të iknin.
Dy zyrtarët irakianë të sigurisë kanë thënë se gazetarja u rrëmbye në rrugën Saadoun në qendër të Bagdadit dhe se një alarm u dërgua në të gjitha pikat e kontrollit, duke çuar në ndjekjen e rrëmbyesve ndërsa ata po shkonin drejt provincës Babil.
Kittleson ka qenë një gazetare e pavarur prej kohësh në rajon, duke raportuar gjerësisht nga Siria dhe Iraku.