Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore.
Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar njerëzit nw rajonet e prekura.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe shpëtimin e njerëzve u kryen midis të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, raporton agjencia e lajmeve AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Liguria, një nga rajonet më të prekura, 100 ndërhyrje urgjente u kryen kryesisht në zonën e Genoas. Shumë nga njerëzit e shpëtuar ishin bllokuar në automjetet e tyre ose në katet e poshtme të shtëpive për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Në provincën e Sienës në Toskanë, u kryen 60 shpëtime të lidhura me motin, ndërsa në provincën Livorno, në rajonin e Liguria, 30 persona u shpëtuan gjatë natës kur lumi Cornia doli nga shtrati.
Reshjet e dendura me erëra të forta pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të gadishullit italian.
Mbrojtja Civile lëshoi të enjten një nivel alarmi portokalli për ditët në vijim në pesë rajone në Italinë veriore dhe qendrore.