Është raportuar për sulme me dronë në qytetin Jammu, në zonën e Kashmirit që kontrollohet nga India, pak orë pas arritje së armëpushimit në mes Indisë dhe Pakistanit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe ekipet e BBC-së kanë njoftuar se shpërthime po dëgjohen në Srinagar të Kashmirit të administruar nga India.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE nga Pakistani, ministri i Edukimit në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani ka raportuar se janë duke vazhduar përplasjet përgjatë kufirit de-facto me Indinë, ka raportuar “The Guardian”.
India dhe Pakistani, të shtunën kanë arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë për konfliktin që u përshkallëzua gjatë javëve të fundit në territorin e kontestuar të Kashmirit, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Tensionet në mes vendeve u përshkallëzuan pasi një grup terrorist pati kryer një sulm terrorist në Kashmirin e kontrolluar nga India duke vrarë 26 persona. E India e ka akuzuar Pakistanin për përfshirje, akuza që Islamabadi zyrtar i ka mohuar.