Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra fëmijë po mbahen nga Shteti Islamik në burgun e rrethuar në Siri

Frika po rritet për fatin e qindra fëmijëve që besohet se mbahen nga ekstremistët xhihadistë brenda një burgu të rrethuar në veri-lindje të Sirisë.

Gati 850 fëmijë ndodhen brenda burgut Ghwayran në Hasaka, i cili u sulmua nga luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik (IS) të enjten, duke shkaktuar beteja për ditë të tëra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të paktën 136 persona janë vrarë që kur xhihadistët nisën sulmin e tyre në përpjekje për të liruar luftëtarët e burgosur.

Mijëra të dyshuar të IS-it mbahen në burgje të drejtuara nga autoritetet kurde.

Aleanca e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, e mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, luftoi grupin IS pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë disa vite më parë dhe shpalli disfatën e saj territoriale në mars 2019.

Megjithatë, qelizat e IS-it ende veprojnë dhe kanë ngritur vargje sulmesh vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.

Sulmi i befasishëm në burg nga më shumë se 100 luftëtarë të IS-it shkaktoi luftime të ashpra brenda dhe jashtë objektit, duke përfshirë sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.