Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se më shumë se 3.2 milionë njerëz janë pajisur me pasaporta ruse në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia, raporton AP.
“Më shumë se 3.2 milionë banorë të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut, Zaporizhzhias dhe rajoneve të Khersonit janë pajisur me pasaporta të Federatës Ruse”, ka deklaruar ai.
Putini u ka kërkuar gjithashtu autoriteteve që të sigurojnë që njerëzit që kërkojnë shtetësinë ruse të respektojnë vlerat e vendit.
“Parimi është që vetëm ata që respektojnë traditat, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë mund të vijnë, të jetojnë dhe punojnë në Rusi”, ka shtuar Putini.