Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe gjashtë të tjerëve të arrestuar të enjten nën dyshimin për korrupsion.
Pos Ismajlit, në këtë grup janë arrestuar një gjyqtar i Themelores që ushtroi detyrën në Graçanicë, Jovica Mitroviq dhe zyrtarë të tjerë N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca e mbajtur të shtunën ka zgjatur disa orë. Gjykata në mbrëmje ka njoftuar për masën e paraburgimit.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit”, thuhet në njoftim. “Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në periudhën 2023-2025 ata ndërmorën veprime për përfitim të kundërligjshëm personal përmes kompensimeve për prona të shpronësuara duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim ankesa jashtë afateve ligjore.
Avokatët e Ismajlit kanë mohuar akuzat duke thënë se ai është kompensuar për një pronë që është bërë e papërdorshme pas shpronësimit të një prone të familjes.
“Kërkesa për kompensimin e pjesës së mbetur ka bazë të qartë ligjore dhe raste të tilla janë të shumta në gjykatat e Kosovës. Z. Ismajli është përfitues në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë që kanë kaluar nëpër procedura identike, gjë që është lehtësisht e verifikueshme dhe e mbështetur me prova konkrete”, ka thënë ekipi i tij i mbrojtjes, i përbërë nga avokatët Rafet Ferizi dhe Mehmet Berisha.
Të dyshuarit qenë arrestuar të enjten në një aksion të Policisë, me urdhër të Prokurorisë Speciale.