Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta zëvendësojë aleatin e vjetër, Sergei Shoigu, si ministër i Mbrojtjes, raportoi Skynews të dielën.
Shoigu, që ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes që nga 2012-a do të marrë rolin e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të ketë përgjegjësi për kompleksin ushtarako-industrial.
Kremlini ka thënë se Putini ka vendosur që Ministria e Mbrojtjes të udhëhiqet nga dikush i hapur për inovacion dhe me ide të avancuara.
Shoigun raportohet se do ta zëvendësojë zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov.