Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ndaluar luftën në Ukrainë, gjatë një takimi me zyrtarët e lartë rusë përpara samitit të së premtes në Alaska me presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Para se të udhëtonte për në Alaska, Putin ka kryesuar një takim që përfshinte anëtarë të ekipit negociator që do t'i bashkohen atij në samit, përfshirë ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, për t'i informuar ata mbi atë se "si po shkon procesi i negociatave për krizën ukrainase".
"Administrata aktuale amerikane... po bën, sipas mendimit tim, përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për të ndaluar krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt", ka thënë Putin, raporton CNN.
Ai ka shtuar se paqja do të forcohet midis Rusisë dhe SHBA-së - si dhe botës në përgjithësi, nëse të dy vendet arrijnë marrëveshje në fushën e kontrollit të armëve bërthamore.