Policia holandeze ka arrestuar dhjetëra studentë aktivistë të cilët po protestonin në kampusin e Universitetit të Amsterdamit.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen forcat policore të cilët rrëzojnë barrikadën e ngritur nga studentët me buldozer dhe më pas rrahin protestuesit para se t’i arrestonin.
Studentët e Universitetit të Amsterdamit filluan protestat e tyre të hënën, duke bërë thirrje për ndërprerjen e lidhjeve akademive mes universiteteve izraelite, raporton “Associated Press”.
Protesta pro palestineze nga studentët u mbajtën edhe në Finlandë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Britani të Madhe. Ditët e fundit ka pasur demonstrata edhe në kampuset e universiteteve në Francë.
-
Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit
-
Eskalojnë protestat kundër emigracionit në Hagë, dhjetëra të arrestuar
-
Mbi 30 të arrestuar në protestat në Izrael për lirimin e pengjeve
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Edhe në Holandë ndërpritet një ndeshje për shkak të tifozëve