Pjesëmarrja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një paradë ushtarake në qendër të Pekinit, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, do të jetë një foto mjaft interesante.
Është gjithashtu një fitore e rëndësishme diplomatike për Xi-në.
Udhëheqësi kinez është përpjekur shumë të projektojë fuqinë e Pekinit në skenën ndërkombëtare - jo vetëm si ekonomia e dytë më e madhe në botë, por edhe si një fuqi e madhe diplomatike.
Ai ka theksuar rolin e Kinës si një partner i qëndrueshëm tregtar, ndërsa tarifat e Trumpit kanë përmbysur marrëdhëniet ekonomike.
Tani, ndërsa një marrëveshje me Putinin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdon t'i shpëtojë presidentit të SHBA-së, Xi po përgatitet ta presë liderin rus në Pekin.
Pjesëmarrja e Kim Jong un, një njoftim i papritur, nuk është më pak e rëndësishme. Trumpi ka thënë javën e kaluar, në një takim me presidentin e Koresë së Jugut, se donte të takohej përsëri me Kim Jong Un.
Përpjekja e tij e fundit për diplomaci me diktatorin e izoluar kishte përfunduar pa përparime, pavarësisht dy samiteve që mahnitën botën. Trumpi po sugjeron se dëshiron të provojë përsëri.
Ndërkohë, udhëheqësi kinez po sinjalizon se ai mund të ketë në dorë letrat gjeopolitike në këtë lojë dhe se ndikimi i tij, megjithëse i kufizuar, si tek Kim ashtu edhe tek Putin mund të jetë vendimtar në çdo marrëveshje.
Parada më 3 shtator do të paraqes një shfaqje të fuqisë ushtarake të Kinës për të shënuar 80 vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duke i dhënë fund pushtimit të pjesëve të Kinës.
Por tani Xi e ka shndërruar atë edhe në një shfaqje të diçkaje më shumë - dhe koha është thelbësore.
Shtëpia e Bardhë ka sugjeruar që presidenti Trump mund të jetë në rajon në fund të tetorit dhe është i hapur për t'u takuar me Xi-në.
Ka shumë gjëra në tryezë për të diskutuar, nga një marrëveshje e shumëpritur për tarifat dhe shitja e TikTok-ut në SHBA, deri te aftësia e Pekinit për të bindur Putinin të bjerë dakord për një armëpushim ose më shumë në Ukrainë.
Tani, pasi të ketë takuar si Kim ashtu edhe Putinin, udhëheqësi kinez do të jetë në gjendje të ulet me Trumpin pa u ndjerë sikur është lënë jashtë loje - dhe duke pasur parasysh marrëdhënien e tij të ngushtë me të dy udhëheqësit, ai madje mund të ketë informacione që homologu i tij amerikan nuk i ka.
Rusia dhe Koreja e Veriut janë të përjashtuara në sytë e botës perëndimore. Kim Jong un për shumë më gjatë se Putini për shkak të programit të tij të armëve, por mbështetja e tij për pushtimin e Ukrainës nga Moska ka forcuar dënimin.
Pra, ftesa për në Pekin është një hap i madh për të. Hera e fundit që një udhëheqës i Koresë së Veriut mori pjesë në një paradë ushtarake në Kinë ishte në vitin 1959.
Ka pasur pak kontakt publik midis Xi-së dhe Kim që nga viti 2019, kur ata u takuan për të shënuar 70-vjetorin e lidhjeve Kinë-Kore e Veriut. Pekini ishte gjithashtu ndalesa e parë e Kim Jong Un në vitin 2018 para samiteve të tij me presidentin Trump për të frenuar programin bërthamor të Phenianit.
Kohët e fundit, Xi madje është para duke qëndruar në periferi të një aleance në thellim Moskë-Phenian, një aleancë në të cilën ndoshta Pekini nuk donte të ishte pjesë.
Kina është përpjekur të qëndrojë publikisht neutrale ndaj luftës në Ukrainë, ndërsa kërkon një zgjidhje paqësore. Por SHBA-ja dhe aleatët e saj e kanë akuzuar Pekinin se mbështet përpjekjet e Moskës duke furnizuar komponentë që Rusia mund t'i përdorë në përpjekjet e saj të luftës.
Disa analistë pyesin nëse marrëdhënia e Kinës me Korenë e Veriut është përkeqësuar pasi Kim është afruar me Putinin. Por vizita e Kim në Pekin javën e ardhshme sugjeron të kundërtën.
Nuk është një marrëdhënie që udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të heqë dorë lehtësisht, pasi ekonomia e tij varet shumë nga Kina, e cila siguron pothuajse 90% të importeve të ushqimit. Dhe të qenit në atë skenë jo vetëm me Putinin dhe Xi-në, por edhe me udhëheqës të tjerë, nga Indonezia, Irani etj., i ofron gjithashtu Kim-it legjitimitet.
Për Xi-në, kjo është një levë diplomatike me Uashingtonin përpara një samiti të mundshëm me Trumpin.
Të dy vendet kanë vazhduar bisedimet për të provuar të arrijnë një marrëveshje dhe për të shmangur tarifat shkatërruese dhe një luftë tregtare. Një pauzë tjetër 90-ditore është në proces, por koha po ecën, kështu që Xi do të dëshirojë dorën më të fortë të mundshme ndërsa negociatat vazhdojnë.
Ai ka shumë për të ofruar: Kina e ka ndihmuar Trumpin në të kaluarën kur ai u përpoq të takohej me Kim Jong Un-in. A mund ta bëjë Xi përsëri këtë?
Ndoshta më e rëndësishme është se çfarë roli mund të luajë Kina në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Pyetja më e habitshme nga të gjitha: a mund të ketë një takim midis Xi-së, Putinit, Kim Jong Un-it dhe Donald Trumpit?