Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian thuhet se ka urdhëruar vendin të pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pasi sulmet ajrore të SHBA-së goditën objektet e saj më të rëndësishme bërthamore.
Media shtetërore online raportoi vendimin e presidentit Pezeshkian të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim vjen pas një ligji të miratuar nga parlamenti i Iranit për të pezulluar bashkëpunimin, i cili mori edhe miratimin e një mbikëqyrësi kushtetues, raporton AP.
Nuk dihet ende se çka do të thotë zhvillimi i fundit për mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia me seli në Gjenevë nuk i përgjigj menjëherë një kërkese për koment.