Botë

Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin

Yoon Suk Yeol

Foto: Associated Press

Presidenti i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është shpallur fajtor për abuzim me pushtetin, pengim të drejtësisë dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në vitin 2024.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 10 vjet burg për këto akuza. Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme.

Ky është i pari nga vendimet në katër gjykime të lidhura me dekretin e tij tronditës për ligjin ushtarak.

Edhe pse jetëshkurtër, ky veprim e zhyti vendin në trazira, duke shkaktuar protesta ndërsa deputetët u mblodhën në Parlament për të përmbysur vendimin e tij.

Vendimi i së premtes ofron të dhëna se si mund të shkojnë gjyqet e tjera të Yoonit. Akuza më e rëndë është ajo për kryengritje për të cilën prokurorët kanë kërkuar dënim me vdekje. Vendimi në këtë gjykim pritet të merret në shkurt.