Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, ka deklaruar të enjten se Kuba nuk dëshiron konflikt ushtarak me Shtetet e Bashkuara, por është e gatshme të mbrohet nëse një gjë e tillë ndodh. Ai i ka bërë këto komente gjatë një tubimi ku morën pjesë shumë qytetarë, me rastin e 65-vjetorit të shpalljes së orientimit socialist të Revolucionit Kuban.
Diaz-Canel ka theksuar se situata aktuale është e vështirë dhe se vendi duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe ato ushtarake. Sipas tij, Kuba nuk kërkon përplasje, por duhet të jetë në gjendje ta shmangë atë dhe, në rast nevoje, të mbrohet. Ai ka shtuar se tensionet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të larta, ndërsa gjendja ekonomike dhe energjetike në vend është përkeqësuar si pasojë e masave kufizuese nga SHBA-ja. Presidenti amerikan Donald Trump, pati deklaruar se administrata e tij mund të përqendrohet te Kuba pasi ta përfundojë konflikti në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo