Një baba dhe një oficer policie në shërbim është mes katër personave që u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri në një ndërtesë të New Yorkut, shkruan BBC.
Didarul Islam, 36 vjeç, u qëllua për vdekje ndërsa po siguronte objektin në “Park Avenue”. Zyrtarët thanë se ai kishte emigruar në SHBA nga Bangladeshi, kishte dy fëmijë dhe po priste fëmijën e tretë me gruan shtatzënë. Ai vdiq “si hero”, theksuan ata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai po bënte atë që dinte më së miri… po shpëtonte jetë. Po i mbronte qytetarët e New Yorkut”, ka thënë Eric Adams, kryetar i New Yorkut, duke nderuar oficerin e rënë.
Adams konfirmoi se përveç Islamit, janë vrarë edhe tre civilë – dy burra dhe një grua – për të cilët ende nuk janë bërë publike detajet. Një person tjetër ndodhet në gjendje kritike.
Autori i dyshuar i sulmit është Shane Tamura, 27 vjeç nga Nevada, i cili sipas autoriteteve vdiq nga një plagë që ia shkaktoi vetes me armë. Ai kishte një histori të dokumentuar të problemeve mendore, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.
Sipas hetimeve fillestare, Tamura dyshohet se e ka qëlluar fillimisht Islamin sapo ka hyrë në ndërtesën e lartë në “Park Avenue”, më pas ka sulmuar të tjerët, duke u ngjitur deri në katin e 33-të, ku në fund ka kryer vetëvrasje.