Botë

Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare

Emigrantet

Pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare turke në veriperëndim të Turqisë.

Kështu deklaroi zyra e guvernatorit lokal, ku gjithashtu u tha se varka me shpejtësi të lartë, që transportonte 34 migrantë dhe një trafikant njerëzish, u përplas me anijen e rojës bregdetare pranë bregut të Badavut-it, në distriktin Ayvalık, shkruan Reuters.

“Si rezultat i operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit në rajon, u konstatua se 5 persona që ranë në det humbën jetën. Një grua, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital”, thuhet mes tjerash, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë kërkimin për një person të zhdukur.

Deti Egje është një rrugë kalimi e shpeshtë për emigrantët që përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, drejt Evropës.