Një person që kishte hyrë ilegalisht në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit ka humbur jetën pasi u godit nga një aeroplan i “Frontier Airlines” gjatë ngritjes për fluturim.
Incidenti ndodhi të premten mbrëma, kur avioni ishte nisur nga Denveri drejt Los Angelesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas autoriteteve, personi kishte kapërcyer gardhin rrethues të aeroportit dhe kishte hyrë në pistë vetëm dy minuta para përplasjes. Piloti raportoi menjëherë në kullën e kontrollit se avioni kishte goditur një person dhe se njëri nga motorët kishte marrë flakë.
Në komunikimin me kontrollorët ajrorë, piloti deklaroi se në bord ndodheshin 231 persona dhe se po kryhej evakuim emergjent për shkak të tymit në kabinë. Pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës dhe më pas u transportuan me autobusë drejt terminalit.
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa pista ku ndodhi incidenti u mbyll për disa orë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi se personi kishte shkelur sigurinë e aeroportit duke hyrë qëllimisht në pistë dhe theksoi se askush nuk duhet të futet pa autorizim në zonat operative të aeroporteve.