Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, beson që lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti.
“Mendoj se çështja po merr fund”, ka thënë ai para gazetarëve për luftën në Ukrainë, në një konferencë pas organizimeve për Ditën e Fitores.
Kur u pyet për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin ka thënë se një takim me të do të ishte i mundur vetëm pasi të arrihej një marrëveshje paqeje e qëndrueshme.
Putini po fliste në Kremlin pasi Rusia mbajti paradën e Ditës së Fitores. Festa kombëtare e 9 majit feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe i bën homazh 27 milionë qytetarëve sovjetikë që humbën jetën në luftë.
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën