Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Kinës, Pekin teksa veriu i shtetit aziatik po përjeton disa ditë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Autoritetet në kryeqytetin kinez kanë evakuuar rreth 80,000 njerëz, pasi parashikimet e fundit të motit tregojnë për më shumë shi gjatë ditës së martë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti kinez, Xi Jinping, ka urdhëruar “përpjekje të gjithanshme” për kërkim dhe shpëtim, me qëllimin për të shmangur rritjen e numrit të viktimave.
Sipas korrespondentit të BBC-së në Kinë, Stephen McDonnell, rreth 130 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike dhe dhjetëra rrugë janë bllokuar ose shkatërruar nga përmbytjet.
Pekini nuk është i panjohur me motin ekstrem në këtë periudhë të vitit. Përmbytjet në korrik të vitit 2012 shkaktuan 79 viktima, që deri më tani është bilanci më i lartë i një fatkeqësie të këtillë në qytet.