Një linjë ajrore ka kërkuar falje pasi një film për të rritur ishte shfaqur për të gjithë pasagjerët gjatë një fluturimi – përfshirë tek familjet me fëmijë.
Shfaqja “e papërshtatshme” ndodhi në fluturimin e “Qantas” nga Sydney në Tokio, pasi kishte problem në sistem para nisjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi stafi nuk mundi ta rregullonte problemin, aeroplani u nis pas një shtyrjeje për më shumë se një orë – me stafin që vendosi ta shfaqte filmin për të gjithë, raportoi SkyNews.
Megjithatë, disa pasagjerë u shokuan me dramën eksplicite “Daddio” kur nisi të shfaqej në ekrane.
Për më keq, udhëtarët nuk mundën ta ndalnin ekranin në asnjë mënyrë.
“Filmi që u shfaq ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, shkroi një udhëtar.
Në një deklaratë, “Qantas” tha: “Filmi ishte qartë i papërshtatshëm për t’u shfaqur për të gjithë dhe ne sinqerisht kërkojmë falje nga pasagjerët për këtë ngjarje”.