Botë

Pas vrasjes brutale të Kirkut, masa të paprecedenta sigurie për Trumpin

Donald Trump

Donald Trump gjatë një ndeshje bejsbolli në New York

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rritur masat e sigurisë në dy aktivitete pas vrasjes së aleatit të tij, Charlie Kirk, raporton Sky News.

Presidenti amerikan mori pjesë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pentagon dhe më pas në një ndeshje bejsbolli në New York.

Ceremonia e parë u zhvendos brenda si masë paraprake, ndërsa më pas u vendosën masa shtesë sigurie gjatë ndeshjes, me autoritetet që instaluan xhama mbrojtës për presidentin në tribunën e sipërme ku ai qëndroi, si dhe me snajperë të pranishëm.

VIDEO:

Trump i mbijetoi një tentative atentati në Pensilvani gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar, ndërsa Kirk u vra të mërkurën gjatë një paraqitjeje publike në Universitetin e Luginës së Jutës.