Botë

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme të SHBA-së

Pam Bondi

Disa orë pasi Matt Gaetz ka njoftuar se është tërhequr nga nominimi për postin e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar ish-prokuroren e përgjithshme të Floridas, Pam Bondi si zgjedhjen e tij të dytë.

“Pam ishte prokurore për gati 20 vjet, ajo ishte shumë e ashpër ndaj kriminelëve të dhunshëm dhe i bëri rrugët të sigurta për familjet e Floridës”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale, shkruan BBC

Bondi është një aleate për një kohë të gjatë e Trumpit dhe ka qenë pjesë e ekipit të tij ligjor dhe gjithashtu e mbështeti publikisht duke u paraqitur në gjykatë gjatë gjyqit të tij të njohur si gjyqi për “paratë për heshtje”. 

Tërheqja e Gaetz një ditë më parë u raportuar se paraqet një goditje për përpjekjet e Trumpit për të vendosur në krye të departamenteve njerëzit e tij besnikë, teksa ai më 20 janar do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.