Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim virtual të enjten me ministria të jashtëm të mbi 40 shteteve. Takimi ishte ftuar nga sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.
Në takim u diskutua mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit. Konjufca tha se Kosova i dënon fuqishëm sulmet e Iranit dhe se qëndron në linjë me partnerët ndërkombëtarë sa i përket thirrjes për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, linjë kyçe kjo ku kalon 20 për qind e naftës në botë. Kjo Ngushticë është mbyllur nga Irani që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet mbi një muaj më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.
