Parlamenti i Britanisë së Madhe ka miratuar të martën projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë, disa orë pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak premtoi se deportimet do të fillonin në korrik.
Më herët gjatë ditës, Sunak mbajti një konferencë ku kërkoi nga parlamenti që të ndalojnë bllokimin e propozimit të tij kyç për t’i dhënë fund valës së emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgërçi legjislativ ishte pengesa e fundit në zbatimin e planit që është bllokuar vazhdimisht nga një sërë vendimesh gjyqësore dhe kundërshtime nga aktivistët e të drejtave të njeriut që thonë se është i paligjshëm dhe çnjerëzor.
Mbrojtësit e emigrantëve janë zotuar të vazhdojnë luftën kundër tij, raporton “AP”.
Qeveria planifikon të deportojë në Ruandë emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën e tyre përmes kalimit të Kanalit Anglez me varka.