Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti gjerman voton pro ditës së veteranëve për t’i nderuar ish-ushtarakët

Ushtari gjerman

Foto: Associated Press

Parlamenti i Gjermanisë të enjten ka votuar për ta caktuar një ditë kombëtare të veteranëve, për t’i nderuar veteranët që kanë shërbyer në ushtri, ka raportuar “Associated Press”.

Propozimi është ngritur nga koalicioni i partive të kancelarit gjerman Olaf Scholz me bllokun e opozitës konservatore dhe ishte aprovuar nga gati të gjitha partitë e Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas propozimit, “dita e veteranëve” duhet të festohet “publikisht dhe në mënyrë të dukshme” çdo 15 qershor. Gjithashtu, bën thirrje për përmirësimin e kujdesit ndaj njerëzve të lënduar gjatë shërbimit në ushtrinë gjermane, Bundeswehr.

“Kjo lëvizje është sinjal i fortë, i rëndësishëm dhe, po, sinjal i vonuar njohjeje dhe vlerësimi", u ka thënë ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ligjvënësve.

Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë kryesisht jorehat sa i përket militarizimit dhe luftës. Ish-kancelari Helmut Kohl e ka thyer tabunë ndaj trupave gjermane që shërbejnë jashtë vendit, duke dërguar mjekë ushtarakë në misionin e OKB-së në Kamboxhia në vitin 1992. 

Dërgimi i trupave ushtarakë për misione jashtë vendit, si për shembull në Kosovë, Afganistan dhe Mali, më vonë janë bërë shtylla kryesore e aktiviteteve të Bunderwehrit.

Bunderwehri është themeluar në vitin 1955, duke shërbyer si ushtria e parë e Gjermanisë Perëndimore dhe, që nga viti 1990, si ushtria e Gjermanisë së bashkuar. Më shumë se 10 milionë njerëz kanë shërbyer aty gjatë dekadave të fundit.