Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se fajtor për sëmundjen misterioze që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave në Republikën Demokratike të Kongos mund të jenë dy sëmundje.
Sëmundja e paidentifikuar, të cilën Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Afrikës po e quan “Sëmundja X”, ka infektuar 406 persona në javët e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë prej atyre që kanë vdekur kanë qenë fëmijë nën 5 vjeç dhe që ishin të kequshqyer, ka thënë OBSH.
Një ekip i OBSH-së kanë shkuar atje për ta hetuar sëmundjen që besohet se nisi të qarkullonte në tetor. Por, zyrtarët kanë thënë se nuk kanë mundur ta zbulojnë origjinën e saj, raportoi “The Sun”.
Gjetjet e para të OBSH-së sugjerojnë se vdekjet mund të lidhen me sëmundje që aktualisht janë të përhapura në vend.