Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se preferonte që në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit të shkonin në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), porse tash është vonë.

Duke përmendur se kryeministri në detyrë Albin Kurti është rrezik permanent për demokracinë e Kosovës, Hoxhaj u shpreh se për këtë është dashur të ketë koordinim sa më të mirë të opozitës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket ofertës së kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që të bashkohet me PDK-në, Hoxhaj deklaroi se qëndrimet për këtë do t’i japë në mbledhjen e Kryesisë, por është ithtar që ta shohë PDK-në sa më të bashkuar.

“Qëndrimet personale i jap në Kryesinë e partisë. Në Kryesi e krijojmë vendimmarrjen. Limaj deri tash s’ka pas takim me Hamzën. A do të takohen Hamza me Limajn... pastaj mund të jap qëndrim unë. Personalisht, jam ta shoh PDK-në sa më të bashkuar. Nëse rreziku që po e përshkruaj (për Kurtin v.j.) është serioz, permanent, jam për atë që të debatojmë ta kemi një listë sa më të mirë. Kam qenë dhe jam ithar që të ketë edhe koordinim më të mirë të opozitës, të ketë edhe koalicione më të mira, që ndoshta PDK-ja me AAK-në të bënte një koalicion, që kishte qenë preferenca ime. Tash treni ka ikur”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Tutje, ish-deputeti i PDK-së pati kritika të shumta për Kurtin. Sipas tij, Kurti është kërcënimi më i madh për demokracinë e Kosovës.  

“Prej që ka ardhur Kurti në pushtet, qëllimi ka qenë që të kemi zgjedhje për të shkuar zgjedhje. Nëse s’ka ndryshim të madh politik, që unë e pres dhe kërkoj, ne do të mbajmë zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje se Kurti nuk mban zgjedhje për të qeverisë. Nuk mban zgjedhje për të zgjidhë probleme, por të krijuar kriza politike. Qytetarët nëse e kanë harruar vitin 2019, ku qëndroi 50 ditë në pushtet, nuk mund ta harrojnë vitin 2025. Qëllimi politik më i frikshëm nuk është mbajtja e zgjedhjeve, por ajo që ka ndodhur më 27, 28 prill. Përpjekja e Kurtit për puç kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Qëllimi i tij ka qenë ta ndërrojë Kushtetutën. Nëse nuk do të kemi ndryshim të madh politik më 7 qershor, ju do ta shihni këtë skenar (tentimin për ta zgjidhur presidentin me 61 vota).  7 qershori do të jetë betejë për demokracinë. Kurti është përgjegjësi kryesor pse po shkojmë në zgjedhje. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me cilin drejtim ideologjik po shkon Kosova. Ka treguar që është kërcënimi më i madh për demokracinë e Kosovës”, vijoi Hoxhaj.

Hoxhaj për Osmanin: Kosovës s’i duhen kameleonë politikë që ndërrojnë partinë më shpesh se këmishën

1 o. më parë / 8 maj 2026 23:39
enver hoxhaj

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë përbërë “boshtin e së keqes në Kosovë”. Ai ka deklaruar se nuk ka ndryshuar mendim për Osmanin edhe pse ajo tash është afruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, duhet të ketë frymë më të madhe të bashkëpunimit te partitë opozitare në mobilizim të popullatës e të krijohet shpresë dhe vullnet i ri.

“Binomi i shpresës i vitit 2019 dhe 2021, Osmani e Kurti u tregua se ishte boshti i së keqes. Osmani ka përgjegjësi të madhe që e ka sjellë Kurtin në pushtet e që ia mundësoi në vitin 2021 fitoren maksimale dhe u them qytetarëve që PDK-ja është e vetmja shpresë, e vetmja forcë, e vetmja strehë e fundit që realisht mund të jetë opozita e vërtetë dhe e mirëfilltë”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Hoxhaj ka deklaruar se mendimin e njëjtë për Osmanin e ka shprehur edhe në të kaluarën.

“Jam për atë që ky vend të ketë politikanë që kanë parime, jo oportunistë, jo kameleonë politikë që e ndërrojnë partinë më shpesh sesa këmishën apo këpucët. Më takon që të gjykoj në këtë formë sepse nuk po shpiki, nuk po ofendoj, por po them një realitet për çka kam qëndruar shtatë vite në opozitë e do të jem edhe në këtë fushatë. S’duhet ta ndërroj mendimin për Osmanin nëse është prishë me Kurtin për shkak të pozitave personale dhe s’e mbrojti Republikën edhe kur u nënshkrua marrëveshja e dëmshme e Brukselit, aneksi i Ohrit, u afrua draftstatuti i Asociacionit që rëndon themelin e shtetit të Kosovës edhe kur Kurti goditi mediat e ajo s’tha asgjë”, ka shtuar Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, Kurti e Osmani janë fajtorët që kanë shkaktuar izolim të vazhdueshëm të Kosovës e shpopullim të saj.