Botë

Papa Leoni pritet nga Erdogani në Ankara

Recep Tayyip Erdogan dhe Papa Leoni, Ankara, 27 nëntor 2025

Recep Tayyip Erdogan dhe Papa Leoni, Ankara, 27 nëntor 2025

Papa Leoni XIV është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara të enjten, në ndalesën e parë të turneut të tij të parë jashtë vendit.

Udhëtimi i tij në Turqi dhe më pas në Liban përmbush planet e të ndjerit Papa Françeskut për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm ortodoks dhe për të sjellë një mesazh paqeje në rajon në një kohë vendimtare për përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe për të lehtësuar tensionet në Lindjen e Mesme.

Më vonë të enjten ai do të shkojë në Stamboll për tri ditë takimesh ndërfetare, të cilat do të pasohen nga pjesa libaneze e udhëtimit të tij.

Vizita e Leos vjen ndërsa Turqia, një vend me më shumë se 85 milionë banorë, kryesisht myslimanë sunitë, e ka paraqitur veten si një ndërmjetës kyç në negociatat e paqes për konfliktet në Ukrainë dhe Gazë.

Ankaraja ka organizuar runde bisedimesh të nivelit të ulët midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ka ofruar të marrë pjesë në forcën stabilizuese në Gazë për të ndihmuar në ruajtjen e armëpushimit të brishtë. 

Lexo përditësimet tjera
Papa Leoni

Papa Leoni mbërrin në Turqi në udhëtimin e parë jashtë vendit

Papa Leoni XIV ka nisur udhëtimin e parë jashtë vendit të papatit të tij. Gjatë gjashtë...