Papa Françesku e ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë të dielën.
Derisa e ka quajtur vendim të duhur, ai ka bërë thirrje për zgjidhje të drejtë mes dy palëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka përmendur edhe punën e ndërmjetësve për arritjen e marrëveshjes në Lindjen e Mesme, teksa kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërhyjë për të bashkëpunuar me palët për të arritur armëpushim përfundimtar.
“Ditët e fundit u njoftuam se armëpushimi në Gazë do të hyjë në fuqi sot. I shpreh mirënjohje të gjithë ndërmjetësve. Është punë e mirë të ndërmjetësosh që të arrihet paqja, falë ndërmjetësve”, ka thënë Papa nga dritarja e Pallatit Apostolik, raportoi "TN".
Ai tutje ka shtuar se uron që ndihma humanitare të arrijë sa më shpejt te popullata në Gazë, e cila “është shumë urgjente”.
Qindra kamionë me ndihma humanitare filluan të mbërrijnë në Gaza pas shpalljes së armëpushimit.