Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari pasi 16 vjetëve në pushtet, duhet të shihet si rezultat i durimit të tepruar që kishin hungarezët për pushtetin e tij.
Palokaj ka thënë se kjo është edhe dëshmi se liderët autokratë dështojnë në një moment.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E do të dështojnë keq si Orbani, kur pa asnjë kontroll përzihen aty ku nuk e kanë vendin, aty ku politika s’e ka vendin, si gjyqësor, media, biznese e shoqëri akademike. Orbani mori nën kontroll universitete, media, gjyqësorin, biznese e kështu me radhë. Populli e pa se nuk mund të shkojë kështu më”, tha Palokaj në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai tha se me Orbanin, hungarezët kanë pasur gjithmonë standardin më të dobët jetësor krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian. Ai vlerëson se kjo ishte edhe arsyeja që u penalizua Orban dhe çoi te fitorja e thellë e Peter Magyarit.
“Këtë humbje duhet ta shohim si rezultat i durimit të tepruar që kishin hungarezët për një pushtet të tillë të Orbanit. Po flasim për periudhë 16-vjeçare, por ai nuk ka qenë i tillë gjatë gjithë kohës. Nga viti 2017 nisi të ndryshonte”, tha Palokaj.
Palokaj ka folur edhe për deklaratat e Magyarit që zemëruan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Magyar tha se e di që Orbani, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë lidhje të ngushta dhe se e di se “kush është kumbara i kësaj lidhje”.
“Kjo e zemëroi jashtëzakonisht shumë presidentin e Serbisë, Vuçiq, duke menduar se një kumbarë i tillë mund të jetë vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, tha Palokaj.