Ministri i Jashtëm i Iranit u takua të premten me ministrin e Brendshëm të Pakistanit për të diskutuar propozime që synojnë t’i japin fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin, raportuan mediat iraniane.
Ndërkohë, Teherani dhe Washingtoni vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje lidhur me rezervat iraniane të uraniumit dhe kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.
Sipas agjencive iraniane Tasnim dhe ISNA, ministri pakistanez Syed Mohsin Naqvi zhvilloi një tjetër raund bisedimesh në Teheran me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi, vetëm dy ditë pasi u kishte përcjellë iranianëve mesazhin më të fundit të SHBA-së në kuadër të negociatave.
ISNA raportoi se Naqvi po ndërmjetëson komunikimin mes palëve, në përpjekje për të arritur një kornizë që do t’i jepte fund luftës dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se kishte “shenja pozitive” në bisedime, por theksoi se nuk mund të ketë marrëveshje nëse Irani vendos tarifa ose kufizime në Ngushticën e Hormuzit, të cilën Teherani e ka mbyllur pothuajse për shumicën e anijeve që nga nisja e luftës më 28 shkurt.
“Ka disa sinjale pozitive”, tha Rubio. “Nuk dua të jem tepër optimist… të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”.
Edhe
Çfarë thonë SHBA-ja dhe Irani për marrëveshjen e arritur?
Një burim i lartë iranian i tha Reutersit të enjten se dallimet mes palëve janë reduktuar, megjithëse çështjet e pasurimit të uraniumit dhe Ngushticës së Hormuzit mbeten pika kyç mosmarrëveshjeje.
Lufta ka shkaktuar tronditje në ekonominë globale, ndërsa rritja e çmimeve të naftës ka shtuar frikën për inflacion të lartë. Para nisjes së konfliktit, rreth një e pesta e dërgesave botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.
-
Një ndërmjetës nga Katari niset drejt Iranit për finalizimin e marrëveshjes me SHBA-në
-
SHBA-ja e Irani sinjalizojnë se marrëveshja e paqes është afër
-
Pakistani i dorëzon SHBA-së propozimin e rishikuar iranian për t'i dhënë fund luftës
-
Irani i kthen përgjigje SHBA-së për propozimin për fundin e luftës